August 31, 2026
1 min read

HOTI KUNDËR BEKIM SEJDIUT PËR PRESIDENT: KANDIDATURA E TIJ NUK E PËRMBUSH KRITERIN PËR FIGURË UNIFIKUESE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka deklaruar se nuk e mbështet kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të Kosovës.

Hoti ka sqaruar se qëndrimi i tij nuk lidhet me arsye personale ndaj Sejdiut, por me atë që ai e konsideron parim politik dhe institucional për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Sipas deputetit të LDK-së, presidenti i Republikës duhet të jetë një figurë unifikuese, e aftë të ndërtojë konsensus përtej interesave partiake dhe të përfaqësojë interesin e përgjithshëm të qytetarëve të Kosovës.

“Në vlerësimin tim, kjo kandidaturë nuk e përmbush këtë kriter”, ka shkruar Hoti.

Deklarata e tij vjen në kohën kur emri i Bekim Sejdiut po përmendet si një prej kandidatëve të mundshëm për postin e presidentit të Kosovës.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop