Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Serbia këtë të premte do të nis raundin e parë të dialogut strategjik me SHBA-në.
Hoti, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Kosova si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në.
Hoti, ka përmednur edhe projektin e gazit amerikan.
Postimi i tij i plotë:
Kosova, si vendi më proamerikan në rajon dhe më gjerë, e ka të pezulluar dialogun strategjik me SHBA-në. Ndërsa, fqinji verior i Kosovës e nis këtë të premte raundin e parë të këtij dialogu me SHBA-në.
Po ashtu, Kosova, ka refuzuar të përfshihet në rrjetin rajonal të gazit, përmes të cilit synohet të shpërndahet gazi amerikan, i cili ka për qëllim uljen e varësisë nga gazi rus të vendeve të rajonin dhe më gjerë. Në të njëjtën kohë, fqinji verior i Kosovës tashmë ka hyrë në marrëveshje të mëdha kontraktuale energjetike, përfshirë edhe importin e gazit amerikan.
Nëse vazhdon kjo qasje, Kosova mbetet e izoluar ekonomikisht dhe politikisht, duke humbur mundësinë për forcimin e partneritetit strategjik dhe të sigurisë energjetike.
https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/1569610894526419?ref=embed_post