Ministri për Familje dhe Mirëqenie Sociale, Andin Hoti, ka deklaruar se mungesa e bashkëpunimit nga Serbia vazhdon të pengojë zbardhjen e fatit të babait të tij, veprimtarit të zhdukur Ukshin Hoti.
Sipas tij, Serbia refuzon vazhdimisht të ndajë informacionet dhe arkivat që lidhen me personat e zhdukur, duke theksuar se babai i tij ishte marrë nga institucionet shtetërore të sigurisë serbe.
Hoti tha se zbardhja e këtij rasti kërkon vullnet politik dhe presion ndërkombëtar, pasi, sipas tij, pa hapjen e arkivave të klasifikuara që Serbia vazhdon t’i mbajë të mbyllura, është e vështirë të mësohet e vërteta për fatin e të zhdukurve.
/Demantim News/