Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se disa prej armëve të sekuestruara së fundmi në veri të vendit mund të kenë lidhje me ekzekutimin e 23 intelektualëve të zhdukur.
Sipas Hoxhës, kjo është një nga pistat që po shqyrtohet aktualisht nga organet e hetuesisë.
Ai ka bërë të ditur se armët e gjetura do t’u nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të përcaktuar nëse janë përdorur në këtë rast apo në raste të tjera kriminale.
Hetimet pritet të përcaktojnë origjinën dhe përdorimin e armëve, si dhe lidhjen eventuale të tyre me krimet që po hetohen.
/Demantim News/