Hoxhë Shefqet Krasniqi ka dhënë një intervistë sot.
Për emisionin “Ora Shtatë”, hoxhë Krasniqi foli për ligjëratën që mbajti sot kushtuar festës së Kurban Bajramit në xhaminë e “Haxhi Ibrahim Devollit” në Pejë.
Ai tha se ligjëratat për të janë ushqim i shpirtit.
“Kjo për mua është kënaqësi e papërshkruar. Është një lehtësim shpirtëror, është një ndjenjë dhe një emocion që e përjetoj në çdo ligjëratë, e me theks të veçantë ligjëratat e Bajramit. Ligjëratat për mua janë ushqim i shpirtit”, tha Krasniqi