19-vjeçari Ermal Shala është viktima e aksidentit tragjik që ndodhi gjatë ditës së sotme në fshatin Mleqan, në magjistralen Prishtinë–Pejë.
Sipas informacioneve të para, i riu humbi jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë.
Siç raporton Demantim News, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se bëhet fjalë për një vetëaksidentim.
Autoritetet kompetente po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje tragjike.
/Demantim News/