Detaje të reja dhe të rënda janë bërë të ditura nga Prokuroria Themelore në Prizren lidhur me vrasjen e një gruaje, për të cilën dyshohet bashkëshorti i saj, 81-vjeçari Bardhi Dushi.
Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 26 gusht, rreth orës 00:05, në shtëpinë e çiftit në Prizren.
Pas një fjalosjeje, i dyshuari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Gruaja nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Pas rastit, Prokuroria thotë se i dyshuari dyshohet se ka tentuar të fshijë gjurmët, ndërsa më pas ka njoftuar familjarët.
Bardhi Dushi ndodhet në ndalim prej 48 orësh, ndërsa Prokuroria ka kërkuar nga Gjykata 30 ditë paraburgim ndaj tij.