by
June 24, 2026
1 min read

Imri Ahmeti dje kishte ofruar dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të degës në Lipjan

Imri Ahmeti gjatë mbledhjes së djeshme ka ofruar dorëheqjen nga pozita e kryetarit, por ishte refuzuar nga anëtarët e degës.

Kjo është konfirmuar nga kandidati për deputet nga Lipjani, Armend Grajqevci.

“Si parti që në themelin e saj ka demokracinë, në mbledhjen e kryesisë së degës dhe të kryetarëve të nëndegëve u diskutua rezultati i zgjedhjeve të 7 qershorit. Kërkesa për dorëheqjen e z. Lumir Abdixhiku nuk ka ardhur nga këta anëtarë apo kryetarë nëndegësh, por nga aktivistë dhe qytetarë, zëri i të cilëve është përcjellë përmes kësaj strukture.”, tha ndër të tjera Grajqevci.

Latest from Blog

Go toTop