April 1, 2026
1 min read

Ish-gjyqtari turk ndeshjen ndaj Kosovës e cilëson më të vështirën në jetën e tij

Ish-gjyqtari turk Ahmet Çakar ka pasur komente pozitive për paraqitjen e kombëtares së Kosovës mbrëmë në humbjen 0–1 ndaj Turqisë në finalen e play-off-it për Kupën e Botës.

Çakar 90 minutëshin ndaj “Dardanëve” e cilësoi si më vështirin në jetën e tij.

“Ato 90 minuta për mua si shtetas turk ishin më të vështirat e jetës time. U bëra me nerva. Nuk e kuptova edhe Montellën me largimet e Hakanit, Ardas e Kenanit. Kosova mund të na shënonte në minutat e fundit por Çakir na shpëtoi. Më duhet ta them edhe këtë se në grupin tonë në Botëror asnjëra kombëtare nuk është më e mirë se Kosova”, deklaroi gjyqtari që ka drejtuar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve në vitin 1995 mes Bayernit dhe Ajaxit.

Kosova arriti të pozicionohej në vendin e dytë në grupin kualifikues duke lënë pas Slloveninë dhe Suedinë, teksa në gjysmëfinalen e play-off-it eliminuan Sllovakinë me fitoren 3–4 në Bratisllavë.

Selektori i Kosovës, Franco Foda pas ndeshjes me Turqinë deklaroi se tani objektivi i “Dardanëve” është kualifikimi në Kampionatin Evropian.

Latest from Blog

Go toTop