Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams tani edhe është shtetas i shtetit të Shqipërisë
Pak ditë më parë Adams mori nënshtetësinë shqiptare, ndërsa tani ka kryer procedurat e regjistrimit si rezident i kryeqytetit të Tiranës.
Lajmin e ka bërë të ditur Kreu i Njësisë Nr. 2, Florian Pullazi i cili ka publikuar pamjet e procedurës së regjistrimit të tij si rezidentë i Tiranës
Postimi i plotë:
Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë!
Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams.
Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve – sot, shqiptar me pasaportë – përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut.
Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në SHBA.
Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet!