Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se kërkesa e kësaj partie mbetet që posti i presidentit të Republikës t’i takojë Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Për Demantim News, Lushaku-Sadriu e bëri këtë deklaratë para mediave, një ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës.
“Kërkesa jonë është që presidenti t’i takojë LDK-së”, u shpreh ajo.
Deklarata vjen në prag të zhvillimeve politike për konstituimin e Kuvendit dhe diskutimeve ndërmjet partive për krijimin e institucioneve të reja.
/Demantim News/