July 22, 2026
1 min read

Istogu pas stuhisë, Muja nis masat për rikuperimin e kulturave bujqësore

Me kërkesë të ministrit në detyrë të Bujqësisë, Armend Muja, ekipet e Institutit Bujqësor të Kosovës dhe Departamentit të Shërbimeve Këshilluese, në bashkëpunim me Komunën e Istogut, po vazhdojnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri.

Fokusi i vlerësimeve është rikuperimi i kulturave shumëvjeçare dhe identifikimi i nevojave për rimbjellje, ndërsa fermerëve do t’u përcillen rekomandime profesionale pas përfundimit të punës në terren.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, Muja ka themeluar edhe Shtabin për Menaxhimin e Situatës, me qëllim koordinimin e veprimeve ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.

Po ashtu, është paralajmëruar një program i konsoliduar për rikuperimin e prodhimit bujqësor, i cili përfshin mbështetje për kulturat e dëmtuara, masa parandaluese ndaj ndryshimeve klimatike, si dhe pilotimin e skemës së sigurimeve bujqësore dhe investimeve në rrjeta mbrojtëse kundër breshrit, raporton /Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop