July 16, 2026
1 min read

Kadri Veseli kërkon lirim nga Haga, Prokuroria kërkon që të qëndrojë në paraburgim

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka kundërshtuar kërkesën e mbrojtjes së Kadri Veselit për lirim të përkohshëm nga paraburgimi.

Kryeprokurorja Kimberly West ka argumentuar se Veseli duhet të vazhdojë të mbahet në paraburgim, duke përmendur rrezikun e ndikimit te dëshmitarët dhe pengimit të procedurës.

Sipas saj, fakti që vendimi final pritet të shpallet më 16 shtator 2026 nuk paraqet arsye për ndryshimin e masës së paraburgimit, pasi kjo periudhë konsiderohet e kufizuar dhe e nevojshme për shkak të kompleksitetit të çështjes.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop