July 22, 2026
1 min read

Kadrijaj: Testi i drogës do të nxirrte shumë të vërteta

Deputetja e zgjedhur e AAK-së, Time Kadrijaj, ka mbështetur iniciativën për testimin e deputetëve për përdorim të drogës, duke bërë të ditur se ajo vetë i është nënshtruar testit dhe ka rezultuar negative.

Kadrijaj tha se persona që konsumojnë drogë nuk duhet të mbajnë pozita të larta vendimmarrëse, ndërsa u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë t’i nënshtrohen testimit.

Sipas raportimit të Demantim News, ajo deklaroi se, bazuar në perceptimin e saj, edhe në politikë ka individë që përdorin drogë.

“Mendoj që po, ka njerëz që e përdorin drogën, shihen prej sjelljeve dhe gjesteve”, u shpreh Kadrijaj.

Ajo shtoi se përdorimi i drogës është një fenomen në rritje në Kosovë, veçanërisht te të rinjtë, duke theksuar nevojën për masa parandaluese dhe përgjegjësi më të madhe nga institucionet.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop