Kalaja e Prizrenit do të jetë përkohësisht e mbyllur për vizitorë, pas fillimit të punimeve për zbatimin e masave emergjente.
Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se mbyllja do të zgjasë dy javë, duke filluar nga sot.
Sipas Ministrisë, vendimi është marrë për të garantuar sigurinë e vizitorëve dhe punëtorëve gjatë zhvillimit të punimeve.
Pas përfundimit të ndërhyrjeve të parapara, Kalaja pritet të rikthehet në funksion për vizitorët.