by
December 15, 2025
1 min read

Kamenica e ndalon pirjen e duhanit në hapësirat jashtë institucioneve publike

Komuna e Kamenicës ka lëshuar një urdhëresë për ndalimin e pirjes së duhanit në hapësirat jashtë institucioneve publike.

Urdhëresa thuhet se vlen për të gjitha hapësirat e hapura dhe oborret e institucioneve publike që janë në administrim të Komunës së Kamenicës. 

Ato përfshijnë objektin e komunës, të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, çerdhet dhe institucionet edukativo-arsimore, qendrat e mjekësisë familjare dhe ambulancat, drejtoritë, zyrat dhe njësitë vartëse si dhe institucionet kulturore, rinore dhe sportive. 

Urdhëresa është nënshkruar nga kryetari Kadri Rahimaj. 

Latest from Blog

Aksident në rrugën e Kombit

Një aksident trafiku ka ndodhur në Rrugën e Kombit, ku një veturë ka dalë jashtë rrugës. Nga pamjet e siguruara, automjeti shihet se ka devijuar nga korsia e lëvizjes, duke përfunduar jashtë
Go toTop