by
May 25, 2026
1 min read

Kanosje në Aeroportin e Prishtinës, arrestohet një burrë, i sekuestrohet arma me fishekë

Një rast i kanosjes është raportuar të dielën në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.

Sipas policisë, një burrë është arrestuar pasi ka kanosur një tjetër.

Pos tjerash, bëhet e ditur se nga i dyshuari është sekuestruar një pistoletë  me leje me 45 fishekë.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Latest from Blog

Go toTop