Një operacion antidrogë në Tiranë ka përfunduar me arrestimin në flagrancë të dy të rinjve, të dyshuar për shitblerje të kokainës.
Operacioni, i koduar “Momenti”, u zhvillua në rrugën “Egnatia”, ku 19-vjeçari D. Sh. dyshohet se po i dorëzonte 26-vjeçarit D. F. një çantë me 211 gramë lëndë të dyshuar kokainë.
Kontrolli i mëtejshëm në banesën e 19-vjeçarit çoi në gjetjen edhe të 41 gramëve të tjerë të së njëjtës substancë.
Në total, policia sekuestroi 252 gramë kokainë të dyshuar, një automjet tip “BMW” dhe tre telefona celularë.
Të dy të rinjtë u arrestuan në flagrancë dhe tashmë ndaj tyre pritet të vijojë procedura ligjore për veprën penale të dyshuar.