by
June 11, 2026
1 min read

Kapet i dyshuari për hedhjen e granatës në oborrin e një shtëpie në Deçan

Të martën, stacioni policor në Deçan ka pranuar një informatë për një shpërthim të ndodhur në fshatin Strelllc i Epërm.

Sipas njoftimit, zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë kontaktuar viktimën në oborrin e shtëpisë së tij, ku kishte ndodhur shpërthimi i fuqishëm.

Në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme hetimore, derisa bëhet e ditur se pas një pune intensive nga hetuesit e Sektorit Rajonal për Hetime, të  mërkurën është identifikuar dhe arrestuar një i dyshuar lidhur me rastin.

I dyshuari, pas intervistimit në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Latest from Blog

Go toTop