July 22, 2026
1 min read

Katër persona përfundojnë të lënduar në aksidentin mes veturës dhe motorit

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Vrellë të Istogut, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka konfirmuar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:50.

Të lënduarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim mjekësor, raporton /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop