August 6, 2026
1 min read

KDI: Afati për konstituimin e Kuvendit duhet të respektohet

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka vlerësuar se moskonstituimi i Kuvendit brenda afatit 30-ditor të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese do të përbënte shkelje të Kushtetutës.

Për Demantim News, hulumtuesi i KDI-së, Vullnet Bugaqku, tha se ndërprerja e seancës konstituive është në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, për aq kohë sa vazhdimi i saj bëhet brenda afatit prej 48 orësh.

Ai theksoi se testi i vërtetë kushtetues mbetet respektimi i afatit për konstituimin e Kuvendit, duke paralajmëruar se dështimi për ta përmbyllur këtë proces deri në afatin e caktuar do të nënkuptonte shkelje të Kushtetutës dhe të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Sipas Bugaqkut, megjithatë, legjislacioni aktual nuk përcakton qartë se cilat janë pasojat juridike apo politike nëse Kuvendi nuk konstituohet brenda këtij afati.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop