Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), përmes Agjencisë së Metrologjisë së Kosovës dhe Inspektoratit Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, ka gjobitur KEDS-in me 65 mijë euro.
Gjatë inspektimeve janë identifikuar 13 njehsorë elektrikë që ishin në përdorim me afat të skaduar të verifikimit metrologjik, për çka operatorit i janë shqiptuar 13 gjoba administrative.
Sipas raportimit të Demantim News, MINTI ka bërë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, me qëllim garantimin e matjes së saktë të konsumit të energjisë elektrike dhe mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo dyshim për parregullsi në funksionimin e njehsorëve elektrikë pranë autoriteteve kompetente.
/Demantim News/