July 15, 2026
1 min read

Kërkesa për shkarkimin e Abdixhikut, Haziri jep detaje para selisë së LDK-së

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur pas dorëzimit të nënshkrimeve për thirrjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku kërkohet shqyrtimi i pozitës së kryetarit Lumir Abdixhiku.

Haziri ka thënë se kërkesa do të trajtohet përmes procedurave të brendshme dhe në përputhje me Statutin e LDK-së, ndërsa përgjegjësia për procesin i takon sekretariatit të partisë, raporton Demantim News.

“Proceduralisht e trajton sekretariati, sipas normave të brendshme politike. LDK-ja di ta vetëmenaxhojë këtë proces”, ka deklaruar Haziri.

I pyetur për mundësinë e shkarkimit të Abdixhikut, ai e ka cilësuar pyetjen si paragjykuese, duke thënë se vendimet do të merren sipas procedurave.

Haziri ka shtuar se nënshkrimet do të verifikohen nga sekretariati, i cili më pas do t’ia dorëzojë rezultatet kryesisë së partisë.

Latest from Blog

Messi, makthi i Anglisë para përballjes së madhe

Lionel Messi vazhdon të jetë figura kryesore e Argjentinës në rrugëtimin drejt një tjetër triumfi në Kupën e Botës. Pas rikthimit dramatik ndaj Egjiptit, ku Argjentina përmbysi rezultatin dhe shënoi tri gola
Go toTop