July 25, 2026
1 min read

Kërkesë e qartë për Serbinë: Llogari për sulmet e 2023-shit

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash, ka deklaruar se NATO pret nga Serbia të kontribuojë në sigurimin e llogaridhënies për sulmet e ndodhura në Kosovë gjatë vitit 2023.

Duke folur për sulmin në Banjskë, ai tha se ngjarja përbënte një sfidë serioze për KFOR-in, por theksoi se NATO reagoi menjëherë duke forcuar praninë dhe kapacitetet e misionit në Kosovë.

Siç raporton Demantim News, Ulutash bëri të ditur se KFOR-i mban komunikim të rregullt me Forcat e Armatosura të Serbisë dhe se pret bashkëpunimin e Beogradit për të siguruar përgjegjësi për sulmet e vitit 2023.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop