by
May 13, 2026
1 min read

Kërkimet për gruan në Deçan: Operacionit do t’i bashkohen edhe zhytësit e FSK-së

Kërkimet për 55-vjeçaren që u shpall dje e zhdukur në Deçan po vazhdojnë.

Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga Deni Hameli i Shoqatës së Kërkim-Shpëtimit Malor.

Hameli njoftoi se operacioni do t’i bashkohet edhe FSK-ja.

“Nuk kemi ndonjë gjurmë. E kemi bërë kërkmin sipërfaqësor të terrenit rreth lumit, nuk ka pasur asgjë. Më pas e kemi ndërtuar një urë me litarë, ku më pas jemi munduar me shufra të kontrollojmë në ujë”, theksoi Hameli.

“Atje janë duke shkuar edhe zhytësit e FSK-së dhe pastaj të shohim se si do të kombinohemi, pasi që aty aktualisht është e pamundur të hyjmë në ujë pasi që rrjedha e ujit është tejet e shpejtë”, shtoi ajo.

Latest from Blog

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Platforma gjermane e fluturimeve „Flights Frankfurt“ ka korrigjuar pasaktësinë në lidhje me aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, i cili më parë ishte paraqitur gabimisht si pjesë e Serbisë. Lajmin e ka

Nis asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1)

Ka nisur sot asfaltimi i rrugës Klinë-Zahaq (Loti1). Kjo punë po kryhet vetëm 7 muaj pas nënshkrimit të kontratës. Punimet po i kryen kompania Benita Company. Ky është një lajm i mirë
Go toTop