July 21, 2026
1 min read

“Kërkoi 2 milionë euro”, ministri shqiptar flet për ofertën e Jennifer Lopez

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blenxi Gonxhja, ka deklaruar se qeveria shqiptare ka refuzuar organizimin e një koncerti të Jennifer Lopez në Shqipëri, pasi këngëtarja kishte kërkuar 2 milionë euro garanci financiare në rast protestash.

Siç raporton /Demantim News/, Gonxhja këtë deklaratë e bëri në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, ku u diskutua financimi prej 4.2 milionë eurosh për koncertin e Kanye West.

Ministri tha se ky financim është justifikuar me përfitimet ekonomike, duke deklaruar se sipas vlerësimeve paraprake, në buxhetin e shtetit janë kthyer rreth 6.5 milionë euro.

Latest from Blog

Go toTop