July 21, 2026
1 min read

Kërkoi shkarkimin e Abdixhikut, delegati publikon fotografi të Hashim Thaçit

Njëri nga delegatët që ka nënshkruar iniciativën për shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka publikuar në profilin e tij në Facebook një fotografi të ish-presidentit Hashim Thaçi.

Siç raporton /Demantim News/, delegati në fjalë është ndër kritikët më aktivë të Abdixhikut në rrjete sociale, ku vazhdimisht ka shprehur qëndrime për largimin e tij nga drejtimi i partisë.

Në anën tjetër, në profilin e tij shihen edhe publikime mbështetëse për figura politike nga PDK-ja, përfshirë edhe Hashim Thaçin.

Latest from Blog

Go toTop