Ushtarët e caktuar në Komandën Rajonale-Lindje, pjesë e misionit të KFOR-it, u angazhuan me studentët në Universitetin për Biznes dhe Teknologji në Prishtinë për një diskutim mbi sigurinë rajonale, operacionet kibernetike, kornizat ligjore, sigurinë publike dhe misionin e KFOR-it në Kosovë.
Gjatë këtij eventi, prezantuesit ndanë përvojën e tyre në sektorin e sigurisë, duke përfshirë policinë ushtarake, sigurinë kibernetike, operacionet e manovrimit dhe shërbimet ligjore, ndërsa iu përgjigjën pyetjeve të studentëve dhe theksuan se si bashkëpunimi shumëkombësh mbështet paqen, sigurinë dhe stabilitetin në të gjithë rajonin.
Përmes angazhimeve me universitetet dhe institucionet lokale, KFOR-i pohon se nxit dialogun, forcon partneritetet dhe mbështet misionin e tij për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, në një mënyrë transparente dhe të paanshme.
“KFOR vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” deklaron KFOR.