by
May 26, 2026
1 min read

“Koka t’i kthehet nga Kibla”, hoxhë Beqiri tregon kur (s’)duhet të theret kurbani

Hoxha Jahir Beqiri ka bërë të ditur se therja e kurbanit në natën e Bajramit, nuk konsiderohet kurban.

Në emisionin “Ora Shtatë”, ai tha se ky veprim më shumë mund të numërohet si sadaka e rëndomtë.

“Therja e kurbanit bëhet pas faljes së namazit të Bajramit. Ditën e parë, ditën e dytë dhe ditën e tretë deri në Ikindi. Nuk është mirë të prehet kur bie muzgu i akshamit. Kur prehet kurbani, është mirë t’i mbulohen sytë, sepse është kafshë nuk mundet me folë, por ka frikë nga thika. Nuk duhet t’u e rreh, por duhet në mënyrë të kulturuar deri te vendi i therjes. Kurbani duhet të kthehet nga Kibla, domethënë sikur njeriu kur varroset, që koka është nga perëndimi i diellit, ndërsa trupi është drejt me Qaben”, tha imami. 

Latest from Blog

Go toTop