Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit lidhur me gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Dy nga pikat më të ngarkuara vazhdojnë të jenë Hani i Elezit dhe Dheu i Bardhë, ku qytetarët po përballen me pritje më të gjata.
Në Han të Elezit, koha e pritjes arrin deri në 20 minuta në hyrje dhe 40 minuta në dalje. Kolonat e automjeteve shtrihen deri në 50 metra në hyrje dhe rreth 200 metra në dalje.
Edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë është shënuar fluks i shtuar i automjeteve. Udhëtarët presin deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë dhe rreth 30 minuta për dalje, ndërsa kolonat arrijnë deri në 150 metra në hyrje dhe 120 metra në dalje.
Në Jarinjë, pritjet në hyrje zgjasin nga 15 deri në 20 minuta, kurse automjetet në dalje kalojnë për 3 deri në 5 minuta.
Ndërkaq, në pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Merdaren, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin, Vermicën dhe Glloboqicën, qarkullimi po zhvillohet pa probleme, me pritje prej vetëm 3 deri në 5 minutash dhe pa kolona.
Sipas të dhënave të fundit, edhe kamionët po kalojnë pa vonesa të konsiderueshme në të gjitha pikat kufitare, me kohë pritjeje prej 3 deri në 5 minutash.