August 4, 2026
1 min read

Kolona dhe pritje në kufi, publikohet gjendja e fundit

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar gjendjen e fundit në pikat kufitare të Kosovës, ku në pjesën më të madhe të tyre qarkullimi po zhvillohet pa vonesa të konsiderueshme.

Për Demantim News, pritjet për hyrje dhe dalje në shumicën e pikëkalimeve zgjasin nga 1 deri në 5 minuta, ndërsa kolonat e automjeteve janë minimale.

Pritje pak më të gjata janë regjistruar në Jarinjë, ku qytetarët po presin 5 deri në 10 minuta si në hyrje ashtu edhe në dalje. Ndërkohë, në Han të Elezit pritja në hyrje arrin deri në 10 minuta, ndërsa në dalje nuk raportohen vonesa.

Autoritetet bëjnë të ditur se gjatë orëve në vijim fluksi në pikat kufitare mund të rritet për shkak të lëvizjes më të madhe të qytetarëve.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop