July 14, 2026
1 min read

Komisionerja e BE-së reagon ashpër ndaj deklaratës për Kosovën: “Jam e tmerruar”

Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka reaguar ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq për Kosovën, duke thënë se është “e tmerruar” nga një retorikë e tillë.

Gjatë një konference për media në Bruksel, Kos theksoi se në Evropë nuk ka vend për deklarata që justifikojnë apo promovojnë spastrimin etnik.

“Për deklarata të tilla mund të ketë vetëm tolerancë zero”, u shpreh ajo, duke shtuar se një gjuhë e tillë bie ndesh me vlerat evropiane të dinjitetit njerëzor, pajtimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Reagimi i saj erdhi pasi ministrja serbe për Administratën Shtetërore dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviq, deklaroi se, po të ishte në vendin e Sllobodan Millosheviqit në vitin 1998, do ta kishte spastruar etnikisht Kosovën.

Kos tha se pret që liderët politikë të tregojnë përgjegjësi dhe të shmangin deklaratat nxitëse, duke theksuar rëndësinë e ndërtimit të besimit dhe stabilitetit në rajon.

Ajo shtoi se shpreson që këto të jenë vetëm qëndrime personale të ministres dhe jo qëndrim zyrtar i Qeverisë së Serbisë, /Demantim News/.

Latest from Blog

Go toTop