Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka emëruar Agron Limanin në postin e kryesuesit të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, duke zëvendësuar në këtë detyrë Andin Hotin.
Për Demantim News, Kurti tha se Limani është ish-ushtar i UÇK-së dhe prej më shumë se dy dekadash është angazhuar në kërkimin e drejtësisë për personat e zhdukur. Ai theksoi se Limani ka humbur vëllain gjatë luftës, ndërsa babai, axha dhe djali i axhës së tij vazhdojnë të jenë në mesin e të zhdukurve.
Kurti ritheksoi përkushtimin e institucioneve për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe kërkoi sërish nga Serbia hapjen e arkivave ushtarake, duke theksuar se gërmimet e fundit në Kalludër të Zubin Potokut janë rezultat i punës së institucioneve të Kosovës.
/Demantim News/