Lagjja Nuhaj në Komogllavë të Ferizajt është përfshirë nga dhimbja pas aksidentit tragjik në të cilin humbën jetën tre anëtarë të së njëjtës familje.
Banorët e lagjes kanë shprehur pikëllimin e tyre për këtë humbje të rëndë, duke theksuar se ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin.
Në një mesazh ngushëllimi, një bashkëfshatar i viktimave u shpreh:
“Lagjja jonë Nuhaj është mbuluar nga dhimbja. Humbja tragjike e tre anëtarëve të një familjeje në një aksident ka lënë zemrat tona të thyera. Nuk ka fjalë që e lehtësojnë këtë dhimbje.”
Banorët kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerëve, duke u lutur që Zoti t’i mëshirojë dhe t’u japë forcë familjarëve për ta përballuar këtë pikëllim.
Në mesazhin e tyre thuhet gjithashtu:
“Do t’i kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mall. U prehshin në paqe.”