July 28, 2026
1 min read

Komuna e Prishtinës flet pas aksidentit fatal me vinç

Komuna e Prishtinës ka shprehur ngushëllime për familjen e punëtorit që humbi jetën pas rrëzimit të vinçit në një vendpunishte në rrugën “Holger Petersen”, ndërsa i ka uruar shërim të shpejtë punëtorit tjetër të lënduar, i cili po trajtohet në QKUK dhe ndodhet në gjendje të rëndë, por stabile.

Sipas Komunës, menjëherë pas incidentit në vendngjarje kanë ndërhyrë zjarrfikësit, Policia, ekipet e Urgjencës dhe njësitë e tjera përgjegjëse, të cilat, siç thuhet në reagim, “kanë vepruar me përkushtim maksimal, profesionalizëm dhe koordinim të plotë ndërinstitucional, duke bërë çdo përpjekje për shpëtimin e jetëve dhe sigurimin e vendit të ngjarjes.”

Komuna bëri të ditur se, sipas Policisë së Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa njëherësh ka bërë thirrje për respektimin rigoroz të standardeve të sigurisë në vendpunishtet ndërtimore.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop