February 19, 2026
1 min read

Konfirmohet interesimi i Bayernit për Fisnik Asllanin

Bayern ka rikthyer interesimin për sulmuesin kosovar, Fisnik Asllani, i cili aktualisht aktivizohet te TSG Hoffenheim.

Sipas “Fichajes”, klubi bavarez po kërkon një qendërsulmues që mund t’i japë pushim Harry Kane pa rrezikuar fuqinë ofensive të ekipit dhe Asllani shihet si zgjidhje ideale.

Reprezentuesi kosovar ka bindur me paraqitjet e këtij sezoni, duke regjistruar 8 gola dhe 7 asistime në 23 ndeshje zyrtare.

Me një klauzolë lirimi prej rreth 30 milionë eurosh dhe kontratë deri në vitin 2029, 23-vjeçari shihet si investim strategjik për të ardhmen e sulmit të Bayernit.

Latest from Blog

Vijojnë punimet në urën mbi lumin Ibër

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit po vazhdon mbikëqyrjen e rregullt të projekteve infrastrukturore në terren. Sipas njoftimit, gjatë inspektimit të zhvilluar sot në urën që lidh Zhabarin me Gushacin, u konstatua se
Go toTop