July 23, 2026
1 min read

Konflikti në Prizren eskalon, një person plagoset me armë

Një person ka mbetur i plagosur pas një incidenti me armë zjarri në rrugën “Liman Shala” në Prizren.

Sipas informacioneve të para, ngjarja ndodhi pas një fjalosjeje mes katër personave, ku njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë në drejtim të automjetit të palës tjetër, duke plagosur një person.

Siç mëson Demantim News, i lënduari është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Të gjithë personat e përfshirë janë identifikuar, ndërsa policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

/Demantim News/

Latest from Blog

Go toTop