July 23, 2026
1 min read

Konjufca me mesazh pas sulmeve të Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmet dhe kërcënimet e milicisë Houthi ndaj Mbretërisë së Arabisë Saudite, përfshirë veprimet që synojnë pengimin e lundrimit në Detin e Kuq.

Përmes një reagimi në rrjetin social X, Konjufca tha se këto veprime rrezikojnë lirinë e navigimit dhe sigurinë rajonale, duke i cilësuar si të papranueshme.

Ai shprehu solidaritetin e Kosovës me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan, duke ritheksuar mbështetjen për përpjekjet që synojnë paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Jemen dhe në rajonin më të gjerë. /Demantim News

Latest from Blog

Go toTop