by
May 18, 2026
1 min read

Konkursi për Kryeprokuror të Shtetit, Haxhiu: Ky veprim rikthen mundësinë për një proces të rregullt e transparent

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka reaguar në lidhje me shpalljen e konkursin për Kryeprokuror të Shtetit.

Haxhiu përmes një postimi në facebook u shprehë se ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.

“Përshëndes shpalljen e konkursit për Kryeprokuror të Shtetit. Ky veprim i Këshillit Prokurorial të Kosovës rikthen mundësinë për një proces të rregullt, transparent dhe të bazuar në meritë.

Është me rëndësi që i gjithë procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme, të besueshme dhe larg çdo ndikimi politik apo interesi të ngushtë, në mënyrë që në krye të Prokurorisë së Shtetit të zgjidhet kandidati më kompetent dhe me integritet të lartë profesional.

Besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë ndërtohet pikërisht përmes proceseve të drejta, transparente dhe të bazuara në meritokraci”, ka shkruar Haxhiu.

Latest from Blog

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии?

Что делает 1хбет казино выдающимся в индустрии? Меня зовут Алексей Иванов, и я сегодня расскажу вам о 1хбет казино. Это популярная платформа, которая привлекает игроков своим разнообразием игр, удобным интерфейсом и щедрыми

Go toTop