July 13, 2026
1 min read

Konsumatorët e KRU “Prishtina” do të mund të kryejnë shërbime edhe të shtunave

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se, duke filluar nga 18 korriku 2026, do të ofrojë shërbime edhe gjatë vikendeve, përkatësisht të shtunave, në Shërbimin për Konsumatorë dhe në Arkën Qendrore.

Sipas njoftimit, ky orar do të jetë në fuqi gjatë muajve korrik dhe gusht 2026, me qëllim të lehtësimit të qasjes së qytetarëve në shërbimet e kompanisë.

Orari i punës gjatë ditëve të shtuna do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00.

KRU “Prishtina” u ka bërë thirrje konsumatorëve që të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer shërbimet e nevojshme edhe gjatë fundjavës, sipas orarit të ri të punës.

Latest from Blog

Zhegrova nis stërvitjet me Juventusin

Juventusi ka nisur që sot përgatitjet për sezonin e ri 2026/27. “Bianconerët”, do të synojnë që të mospërsërin dështimet e sezonit të kaluar, ku dështuan që të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Go toTop