by
April 23, 2026
1 min read

“Kontributi i Rexhep Qosjes në jetën akademike dhe publike do të mbetet i përjetshëm”

Rexhep Qosja është ndarë sot nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Në mesin e shumë reagimeve, është edhe ai i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook thotë se përpjekjet e pandalshme të akademikut, veçanërisht në avokimin e të drejtave të shqiptarëve gjatë periudhave të vështira të okupimit, mbeten dëshmi e qartë e kontributit të tij të jashtëzakonshëm në jetën publike dhe shkencore.

Ndër të tjera, Haradinaj thotë se vdekja e Qosjes lë një boshllëk të madh në fushën akademike, por vepra, mendimi dhe trashëgimia që la pas do të mbeten përgjithmonë pjesë e kujtesës dhe historisë sonë.

“Kosova humbi një nga figurat më të rëndësishme të jetës akademike. I përjetshëm qoftë kujtimi për akademik Rexhep Qosja”, përfundon postimi i Haradinajt.

Latest from Blog

“La vida Loca”, nga Istogu në Mallorca

Dy motrat Balaj, Rina dhe Rudina vazhdojnë t’i ndjekin qefet vetes. Dy motrat istogase kanë shkuar për pushime në Majorka të Spanjës. Pa asnjë shoqërues, motrat Balaj shfaqen me stil elektrizues në
Go toTop