April 20, 2026
1 min read

“Kosova drejt zgjedhjeve të reja”, a po dështon Albin Kurti në çështjen e presidentit?

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare, të cilat sipas tij, janë tërësisht të panevojshme.

Para mediave, Kurti tha se zgjedhjet e reja nuk do të sjellin rezultate të reja, pasi sipas tij, të njëjtat do kenë epilog pothuajse të njëjtë si të kaluarat.

“Kosova po shkon drejt zgjedhjeve të reja, tërësisht të panevojshme, që i humbin kohë shtetit të Kosovës, por njëkohësisht edhe buxhetit të Kosovës. Së paku 10 milionë euro kushtojnë zgjedhjet e reja, të cilat do sjellin rezultate përafërsisht të përsëritura, dhe të cilat nuk do të sjellin zgjidhje sepse sërish nuk do ta kemi numrin prej 80 deputetëve për ta bërë kuorumin në sallë”, tha Kurti.

Kujtojmë se sot Albin Kurti dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dështuan të arrijnë një marrëveshje sa i përket çështjes së presidentit.

Latest from Blog

Go toTop