Numri i vrasjeve në Kosovë ka shënuar rënie në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, nga janari deri në qershor janë regjistruar 13 vrasje, gjashtë më pak se në vitin 2025.
Policia ka bërë të ditur se si masë parandaluese ka konfiskuar armë pa leje, ku gjatë vitit 2025 janë sekuestruar 1 mijë e 931 armë dhe mbi 39 mijë fishekë.
Eksperti i sigurisë, Refki Morina, ka theksuar se dhuna nuk mund të jetë zgjidhje e konflikteve dhe ka kërkuar më shumë bashkëpunim mes institucioneve për parandalimin e krimeve të rënda.
Sipas tij, Kosova mbetet vend i sigurt, por nevojitet koordinim më i madh mes Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave. /Demantim News/