Policia e Kosovës ka riafirmuar përkushtimin për hetimin dhe adresimin e krimeve të luftës gjatë një vizite në Abri të Epërme dhe Poklek të Vjetër në Drenas, ku gjatë luftës u vranë 82 civilë shqiptarë.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, së bashku me përfaqësues të Prokurorisë Speciale dhe institucioneve të tjera, u takuan me familjarët e viktimave dhe ritheksuan angazhimin për zbardhjen e plotë të këtyre krimeve.
Policia theksoi se, pavarësisht kohës së kaluar, do të vazhdojë hetimin dhe dokumentimin e krimeve të luftës me synim vënien e përgjegjësve para drejtësisë. /Demantim News/