Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja aktuale e nivelit të ujit në liqene është e mirë.
Sipas KRU-së, liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes.
Ndërkaq, liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes.
Me këtë rast, KRU-ja ka bërë thirrje që të ruajmë dhe mbrojmë burimet e ujit.