KRU Prishtina ka bërë të ditur se ekipet e saj do të kryejnë sot punime në disa pjesë të kryeqytetit, në kuadër të mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit.
Sipas njoftimit, intervenimet do të zhvillohen në rrugët: “Zenel Salihu”, “Ymer Paqarizi”, “Holger Pedersen”, “Jakup Ferri”, “Bajram Musa”, “Ilaz Kodra” dhe “Ahmet Korenica”.
Kompania nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me llojin e punimeve, ndërsa ka bërë të ditur se në këto zona mund të ketë ndërhyrje të përkohshme gjatë ditës.