May 26, 2026
1 min read

Kryeqyteti jep kontratën për veshmbathje të stafit në kujdesin parësor shëndetësor

Komuna e Prishtinës ka dhënë kontratë në vlerë prej 109 mijë e 765 euro për furnizim me veshmbathje për nevojat e kujdesit parësor shëndetësor (KPSH), përkatësisht për personelin e QKMF-së dhe QMF-ve në kryeqytet.

Vlera e parashikuar e kontratës kishte qenë 110 mijë euro, ndërsa kontrata është dhënë për 109 mijë e 765 euro.

Kontrata i është dhënë operatorit ekonomik “Sodex Group SH.P.K.” me seli në Prishtinë, ndërsa sipas dokumentit zyrtar, në këtë tender është pranuar vetëm një ofertë.

Bëhet e ditur se marrëveshja është kontratë kornizë me kohëzgjatje prej 24 muajsh dhe furnizimi do të realizohet për nevojat e institucioneve të kujdesit parësor shëndetësor në kryeqytet.

Komuna kishte publikuar fillimisht njoftimin për kontratë më 25 mars, ndërsa gjatë procedurës janë bërë edhe dy korrigjime të njoftimit.

Latest from Blog

Go toTop