Kryetari i Berlinit, Kai Wegner, e ka cilësuar sulmin e ndodhur gjatë Paradës së Krenarisë si një goditje të dyshuar islamiste ndaj demokracisë liberale, lirisë dhe bashkëjetesës në Gjermani.
Wegner tha se Berlini kishte treguar edhe një herë se është një qytet i hapur, i larmishëm dhe i lirë, por theksoi se sulmi synonte pikërisht këto vlera. Ai njoftoi se do të mbahet një ceremoni përkujtimore, ndërsa qytetarët do të marshojnë drejt Portës së Brandenburgut. Po ashtu, flamujt në bashkinë e qytetit janë ulur në gjysmështizë.
Siç raporton Demantim News, policia gjermane është në kërkim të një 21-vjeçari, i cili dyshohet se ka lidhje me qarqe islamiste, pasi një veturë u përplas me turmën pranë festimeve të Paradës së Krenarisë në Berlin, duke lënë një person të vdekur dhe 16 të plagosur.
/Demantim News/