May 6, 2026
1 min read

“Kur del ti në TV jemi të tmerruar” Monika Kryemadhi tregon çfarë i thonë fëmijët për daljet e saj televizive

Monika Kryemadhi ka folur për reagimet e fëmijëve të saj ndaj daljeve të saj televizive, si dhe për klimën sociale në vend.

Ajo ka treguar se fëmijët e saj shpesh shqetësohen kur e shohin në televizion.

“Jemi me dorë në zemër me ty. Kur del ti në TV jemi të tmerruar”, janë shprehur ata, sipas Kryemadhit.

Kryemadhi është ndalur edhe te klima sociale në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një shoqëri që shpesh paragjykon dhe sulmon.

“Shqipëria është një vend bullizues. Në momentin që të sheh që të rrëshqet pak këmba, të godet. Tregon një shoqëri të parealizuar emocionalisht”, tha ajo në TCH.

Ajo shtoi se me kalimin e kohës edhe fëmijët e saj janë bërë më indiferentë ndaj komenteve negative.

“Në fund të ditës, ata duhet të kenë një jetë ndryshe nga ne”, përfundoi Kryemadhi.

Latest from Blog

Go toTop