Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se raporti përfundimtar për mostrat e qumështores “Vita” pritet të publikohet deri më 27 korrik.
“Vita” kishte kërkuar publikimin e rezultateve, duke akuzuar institucionet për vonesa, ndërsa Ministria ka mohuar se kishte premtuar publikimin e tyre më 13 korrik.
Sipas ministrisë, analizat janë pjesë e një procedure më të gjerë verifikimi dhe raporti do të publikohet sapo të përfundojnë të gjitha kontrollet zyrtare.
/Demantim News/